Festë në Therandë.
Ballkani i Therandës feston titullin e kampionit të Kosovës.
Është titulli i dytë në histori të ekzistimit të këtij klubi.
Është titulli i dytë që e ka vulën e kryetrajnerit Ilir Daja.
Është titulli i dytë që e ka vulën me president Arsim Kabashi.
Në ballafaqimin mes Gjilanit dhe Ballkanit, me marrëveshje të klubeve, ndeshja u zhvillua në Therandë dhe përfundoi ashtu edhe siç kishte filluar me rezultat 0:0.
Ballkani përfundon në vend të parë me 73 pikë, duke lënë pas Dritën me 70 dhe Gjilanin me 54 sosh.
Therandasve fitojnë titullin e dytë rresht dhe do të marrin pjesë në rrethin e parë të garave kualifikueseve të Champions League dhe Gjilani në Conference League.