Arsenali do të ballafaqohet me Wolverhamptonin në xhiron e fundit të Premier Ligës që starton nga ora 17:30.
Nga minuta e parë do të luajë mesfushori Granit Xhaka dhe kjo mund të jetë ndeshja e fundit për të me skuadrën e Mikel Artetas.
Reprezentuesi zviceran pritet të largohet nga Londra dhe klubi i tij i ardhshëm mund të jetë Bayer Leverkuzen në Gjermani.
Pak orë para kësaj ndeshje, Xhaka postoi në Instagram një fotot me mbishkrimin “Falemnderit Gunners”.
Xhaka ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë sezon për Arsenalin që mban pozitën e dytë në tabel.