Klubi i futbollit Trepça ’89 e Mitrovicës reagon në lidhje me zhvillimet e sotme.
“Pas mbarimit të ndeshjes së sotshme Kryesia e KF Trepça '89 FC mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë.
Së pari urojmë FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfarë marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat.
U panë sot dashakqinjët e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën gjatë Kuvendit të fundit zgjedhorë.
Nuk është fundi i Botës që bie Trepça'89 nga Superliga por duhet ta dijnë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetëvite.
Kjo çka ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj Federate.
Kështu është uzurpu ky institucion.
Marre i koftë Komiteti Ekzekutiv, si e ndjejnë vetën ata sot. Si kanë fytyrë të ballafaqohen me Familjar të tyre, Shoqërisë, por për Ata fjala marre nuk egziston sepse Ata Marren e hajnë me bukë.
Përmes kësaj deklarate Ju kërkojm falje Sportëdashësve Mitrovicas por Jemi klub me traditë dhe do të kthehemi edhe më të fortë”, reagon Trepça ’89.