Redon Xhixha e feston me gol titullin kampion në Azernajxhan me Qarabagun. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës realizoi golin e parë në fitoren e thellë 3-1 përballë Turan, skuadër e mesit të tabelës.
Pa u mbushur dy minuta lojë, Xhixha zhbllokoi takimin, duke i hapur rrugë suksesit të skuadrës së tij.
Për 24-vjeçarin ishte goli i parë në Ligën e Parë të Azerbajxhanit në 13 ndeshje ku është aktivizuar.
Në filli të pjesës së dytë, Andrade i çoi shifrat në 2-0, para se Runi i Turan të shkurtonte përkohësisht diferencën në 2-1.
Në të 72-tën, Qurbanly sigloi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.