Ajaxi ka regjistruar sot një rezultat historik, për fat të keq negativ.
Humbja ndaj Twentes me shifrat 3:1, ka bërë që pas 14 vitesh radhazi, skuadra legjendare holandeze të mos arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampioneve.
Një situatë që ka tensionuar jo pak futbollistët, aq sa mesfushori Stiven Berghuis, pas ndeshjes ka goditur me grusht një tifoz.
Shihet Berghuisi cili drejtohet dhe e godet me grusht.
Ai tërhiqet më pas nga rojet e sigurisë dhe pjesëtarët e stafit, duke u futur më pas në autobus për t’u larguar.
Nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e këtij veprimi të futbollistit holandez.