Pasditen e sotme u luajtën të tria ndeshjet e barazhit për Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Dihen skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në ligën e dytë, Bashkimi (Kumanovë), Teteksi (Tetovë) dhe Vardari (Negotinë).
Në stadiumin "Boris Trajkovski" në Shkup, Teteksi arriti të mposht skuadrën e Osogovës me rezultat 6:1 dhe të qëndrojë në Ligën e Dytë.
Në stadiumin e qytetit të Tetovë, skuadra e Bashkimit ishte bindëse ndaj Vëlazërimit dhe arriti të fitoi me rezultat 3:0.
Pra, Kumanova u kthye në ligën e dytë.
Ndryshe, kjo ndeshje në fillim u ndërpre për disa minuta për shkak se një tifoz u sëmurë, kështu që është dashur të ndërhyjnë mjekët.