Klubi i futbollit Llapi ka bërë të ditur se ka shkëputur bahskëpunimin me brojtësin Fernandinho.
Në njoftimin e klubit nga Podujeva thuhet se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme mes palëve.
“KF Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë, Fernando Augusto - Fernandinho.”, thuhet në njoftim.
Fernandinho u paraqit për Llapin në gjithsejtë 34 paraqitje duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime.