Kroati transferohet në La Liga

Futboll

Kroati transferohet në La Liga

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:21
Livakoviq

Dominik Livakoviq zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, dha një kontribut të madh te kombëtarja e Kroacisë, që e mbylli në vendin e tretë në Katar 2022.

Portieri kroat, i cili mban shiritin e kapitenit te Dinamo, do të vazhdojë karrierën në La Liga.

Shtypi iberik raporton se 28-vjeçari nga Zara do të firmosë me Villarealin.

Livakoviq ka një klauzolë shitjeje 10 milionë euro, ndërkohë që drejtuesit e dy klubeve po bisedojnë në lidhje me detajet e fundit.

Gjithsesi, marrëveshja është arritur dhe “gardiani” do të lërë Dinamon për të veshur fanellën e “nëndetëses së verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Europa League.

Livakovic debutoi me Kombëtaren në qershorin e vitit 2017. Dhe deri tani numëron 43 ndeshje mes shtyllave të Kroacisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat