Portieri nga Maqedonia e Veriut, Bekim Rexhepi, u shpreh i lumtur pas ndeshjes ndaj Teutës ku skuadra e Partizanit fitoi titullin kampion.
“Kritikat e kam thënë që të bëjnë më të fortë dhe varet kush i përballon brenda dhe jashtë klubit.
E kam pasur të vështirë por durimi, puna dhe përkrahja e klubit e familjes më kanë ndihmuar dhe nuk ia dilja pa ata.
Jam shumë i lumtur sepse sezoni nuk filloi mirë për mua por është një ëndërr që nuk e realizon as në gjumë.
Është dita më e lumtur e jetës time.
Pritja për kornizë? Mendoj se do të zgjidhja këtë të Kastriotit në ndeshjen e fundit.
Nuk e mbaj mend emrin e lojtarit, por ishte më e mira. Por, edhe penalltia në derbi.
Urimi i parë? Ishte nga familja. Ata nuk janë këtu por në Zvicër dhe i përshëndes.
Do të doja të ishin këtu por janë gjëra familjare”, tha Rexhepi.