Ten Hag paralajmëron 32-vjeçarin

Futboll

Ten Hag paralajmëron 32-vjeçarin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:41
Ten Hag

David De Gea nuk do të largohet nga Manchester United, por “gardiani” spanjoll nuk do e ketë vendin e sigurt në formacion.

“Djajtë e Kuq” do të garojnë në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Erik ten Hag paralajmëron portierin.

“De Gea do të qëndrojë tek United, por nuk mund ta them dot se ai do të jetë gjithmonë portieri im titullar.

Edhe ai ka nevojë për konkurrencë“, u shpreh trajneri holandez i Manchester United.

De Gea luan në “Old Trafford” prej verës së vitit 2011, kur u transferua nga Atletico Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat