Klubi i futbollit Voska Sport që arriti suksesin historik duke u kualifikuar në Ligën e parë të futbollit vendor, nga dita e sotme zyrtarisht kanë ndarë rrugët me trajnerin e tyre Berat Imerin, i cili e drejtoi ekipin në kampionatin 2022/2023 në ligën e dytë kur edhe u shpallën kampion.
Lajmin për largimin e tij nga pozita e trajnerit përgjegjës në Voska Sport e bëri publike vet trajneri, Berat Imeri i cili tha:
”Kontrata ime me ekipin Voska Sport ishte për një vjet edhe nuk gjetëm gjuhë të përbashkët që ta vazhdojmë atë.
“Ndarja ishte miqësore andaj ekipit i dëshiroj suksese në Ligën e parë e të futbollit vendor”. - tha ai.
Tani mbetet enigma se kush mund te jetë pasardhësi I trajnerit Berat Imeri kur dihet se ekipi duhet të fillon përgatitjet për sezonin e ri 2023/2024 në Ligën e parë.