Hasan Salihamixhiç u vendos në shënjestër nga tifozët e Bajernit dhe mediat gjermane si promotori i një sërë ngjarjesh të bujshme në Mynih.
Vetëm pak momente pas njohjes me vendimin e befasishëm të bordit,
Salihmixhiç u dha lamtumirën tifozëve dhe klubit në një intervistë lamtumire nga posti i drejtorit sportiv:
“E pranoj se nuk kam qenë i vërtetë në daljet për media, pra kam transmetuar njeriun e ashpër.
Por situata të caktuara më kanë ndikuar të vesh këtë uniformë.
Në jetën e përditshme jam shumë i butë dhe i dashur me njerëzit.
Kam mësuar shumë dhe do të më vlejë mbi të ardhmen.
Bavarezët do të jenë gjithmonë një klub i suksesshëm, pavarësisht se kush do të mbajë pozicione të caktuara, pasi triumfi është në ADN-në e tyre.
Faleminderit Bajern”, tha Salihmixhiç.