Luçiano Spaleti nuk do të jetë më trajneri i Napllit dhe diçka të tillë e kanë pranuar të dyja palët.
De Laurentis është në kërkim të një trajneri të ri dhe dëshira e tij e madhe është Luiz Enrike.
Por, si duket gjërat nuk janë në rrugën e duhur dhe Enrike nuk do të jetë në Itali. Vetë De Laurentis e ka kontaktuar dhe është shprehur se trajneri spanjoll kërkon një kampionat më të fortë dhe i tillë është kampionati anglez.
“Ai do që të shkojë në Premier Ligë dhe të jetë pjesë e një kampionati më të fortë e më tërheqës se i joni.
Por i them që atje nuk do të hajë aq mirë sa këtu, madje edhe shumë gjëra të tjera.
Jemi duke parë për ndonjë trajner për 4-3-3 dhe do të gjej më të mirin për të vazhduar ciklin”, u shpreh De Laurentis.