Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, u shpreh se është i kënaqur që ka në ekip një mbrojtës si Harry Maguire.
Gjithsesi, ai u shpreh se mbrojtësi 30-vjeçar duhet të marrë një vendim nëse do të largohet apo jo, pasi për të do të jetë gjithnjë një lojtar stoli.
“Unë jam i kënaqur që e kam në stol, por unë marr disa vendime që atij mund të mos i pëlqejnë.
Ndaj, Harry duhet të vendosë sa më shpejt për të ardhmen e tij, nëse do të largohet apo do të pranojë stolin. E njoh ndaj e di që nuk do të pranojë”, tha Ten Hag.
Trajneri holandez ka folur edhe për portierin spanjoll David De Gea, që gjithashtu nuk ka rinovuar kontratën me “djajtë e kuq”. Kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Dua t’i them se ai nuk do të jetë gjithnjë titullar me Manchester United sezonin e ardhshëm”, tha Ten Hag.
“Në një ekip si Manchester United ka gjithnjë konkurrencë për fanellën e titullarit dhe nga kjo nuk bën përjashtim askush, as kapiteni apo portieri.
Unë dua konkurrencë në stërvitje për atë që dëshiron të jetë titullar në ndeshje”, u shpreh trajneri ten Hag.