Skuadra shqiptare Gostivari ndahet me gjashtë futbollistë.
“Nuk kaloi shumë dhe Gostivari konfirmoi ndarjen me Antonio Kalanoski, Sime Hristov, Darko Stojanov, Gordian Hristovski, Vildan Kerim dhe Suheib Rushiti.
Ka zëra që thonë se do të ketë më shumë largime nga kampi i Gostivarit dhe sigurisht që në afatin kalimtar veror do të ketë edhe emra të rinj, të paktën këto janë planet”, shkruan media maqedonase “Sportmedia”.
Gostivari është anëtar i ri i elitës së futbollit maqedonas.