Hamdi Namani ka ndarë rrugët me klubin e futbollit Drita nga Gjilani.
Lajmi konfirmohet nga vet futbollisti.
“Dua të ju njoftoj që pas një periudhe 4 - vjeçare të kaluar me klubin e Dritës, sot kam arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Dua ta falënderoj klubin për gjithçka që me ka dhënë për këto vite, gjithashtu faleminderit të gjithë trajnerëve e stafit me të cilët kam punuar, bashkëlojtarëve me të cilët kemi ndarë çdo emocion së bashku, tifozet “Intelektualët” të cilët vazhdimisht kanë qenë mbështetja jonë e madhe dhe të gjithë atyre që kanë punuar në familjen bardhekaltër!
Faleminderit Drita”, njofton Namani.