Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot në zyrën e tij ka pritur përfaqësuesit e KF Bashkimi.
“Sot u takova me përfaqësuesit e klubit FC ‘Bashkimi 1947’ – Kumanovë, i cili kaloi nga Liga e Tretë Veri në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.
Kryetarit të klubit, Armend Destani, portierit Luka Stojkovski dhe kapitenit Mergim Lutfiu, të cilët sot ishin në zyrën time, si dhe gjithë klubit, i urova suksese në sezonin e ardhshëm garues”, ka deklaruar Maksim Dimtrievski.
Bashkimi ditë më parë e siguroi kualifikimin në Ligën e dytë të RMV-së, pas triumfit në balotazh ndaj Vëllazërimit të Kërçovës me rezultat 3-0, në takimin e luajtur në stadiumin e qytetit në Tetovë.