Gjakova ka një gjeneratë premtuese të futbollistëve të rinj.
Në klubin e futbollit Gjakova punohet pareshtur me gjeneratat e reja dhe kjo po sjellë edhe frytin e dëshiruar.
“Një realitet i futbollit gjakovar: Këta djelmosha plot 5 vite përfaqësojnë KF GJAKOVA në mënyrën më të mirë të mundshme ku bëjnë gara në Superligen e Kosovës - Kadetëve U17.

Me elitën e klubeve të vendit të cilët janë pjesë e elitës futbollit të Kosovës në ligën e Kadetëve si Prishtina, Drita, Gjilani, Trepça, Llapi, Ballkani, Ferizaj, R.Sadiku, 2 Korriku etj.
Pra janë të vetmit që përfaqësojnë qytetin e Gjakovës në garën më të lartë të futbollit të Kosovës në Superligën Kosovës për U17.
Ne si kryesi e klubit jemi krenarë me këta djelmosha të cilët po mbrojnë nderin e namin futbollit gjakovar”, shkruan në faqen e KF Gjakova.