Prej kohësh Manchester City dhe Arsenal ndjekin me vëmendje situatën e Declan Rice te West Ham.
24-vjeçari është shndërruar në një nga mesfushorit më të vlerësuar në futbollin britanik dhe klubet më të mëdha janë vendosur pas tij. Por, planet e Cityt dhe Arsenal i rrezikon Bayern Munich që duket se ka vendosur të investojë për repartin e mesfushës.
Rekordmenët gjermanë janë të gatshëm të paguajnë 95 milionë paund me trajnerin Thomas Tuchel që është një fans i madh i Rice. Madje, tekniku gjerman ka nisur kontaktet e para me Rice ndërsa do të mundohet ta bindë lojtarin të nisë një cikël në Bundesliga.
Rice e ka shprehur hapur se dëshiron një klub që luan në Champions League dhe garon për trofetë më të rëndësishëm.
Një kusht që sigurisht një klub si Bayern i plotëson. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi vështirë se Manchester City dhe Arsenal do të dorëzohen kaq lehtë për “xhevahirin” e kombëtares së Anglisë pavarësisht shifrës që do t’iu duhet të shpenzojnë.