Joshua Kimmich duket se i ka prishur punët me Bayern Munichun.
Mesfushori gjerman e ka shprehur pakënaqësinë e tij pas largimit të trajnerit Julian Nagelsmann, i cili u zëvendësua me Thomas Tuchelin, ndërsa në ditët e fundit u pasua nga shkarkimet e shefit ekzekutiv, Oliver Kahn dhe të drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiq.
E rrugën e tyre mund ta ndjek edhe përfaqësuesi gjerman, i cili pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane. Mbi të gjitha, Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Kimmich shihet si zëvendësues i Sergio Busquets, i cili e ka konfirmuar largimin në fund të sezonit.
Kimmich është favorit për të përfunduar në Camp Nou para mesfushorit të Fiorentinës, Sofyan Ambrabat, i cili ka përfunduar në radar të “Blaugrana” që nga afati kalimtar i janarit.
Ndërkohë, për Kimmich interesim kanë shprehur edhe klubet angleze.