Pas Real Madridit, Juventusi është një tjetër klub i madh evropiane që ka hyrë në garë për sulmuesin brazilian Roberto Firminon.
Asi brazilian tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Anfield’ gjatë kësaj verë.
Braziliani është i lidhur me transferimin në Real Madrid, skuadër kjo që po kërkon pasuesin e Karim Benzemas, por tashmë sipas medieve italiane, edhe Juve synon të transferojë Firminon gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
‘Zonja e Vjetër’ thuhet se tashmë është hedhur në sulm për sulmuesin brazilian, por që 31 vjeçari preferon Real Madridin.