Anglia U17 u tregua më e mirë se Zvicra U17, duke i e mposhtur me rezultat 4:2.
Nuk mjafton goli i lojtarit Xhemalija për Zvicrën
Talenti i madh, Demir Xhemalija, bëri lojë të mirë për zviceranët por goli tjetër i bukur nga gjuajtja e lirë nuk i kreu punë Zvicrës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror U17.
Kapiteni Xhemalija shënoi në minutën e 52 dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40-të.
Portieri Gentrit Muslija u paraqit standard në radhët e Zvicrës.
Në Botëror u kualifikua Anglia.
Ndeshja u zhvillua në Hungari, në kuadër të Kampionatit Evropian U17.