Paris Sain-Germain ka njoftuar partnerët e të gjithë të ftuarit për anulimin e darkës gala të planifikuar për sonte.
Ky vendim u mor nga Nasser Al-Khelaifi për shkak të gjendjes shqetësuese shëndetësore të portierit Sergio Rico.
“Situata aktuale kërkon vëmendjen tonë të plotë dhe na detyron të heqim dorë nga darka jonë tradicionale.
Familja e madhe e PSG-së është thellësisht e prekur nga tragjedia që i ndodhi Sergio Ricos.
Në emër të të gjithëve, dua t’i siguroj atij për mbështetjen tonë të plotë në këtë sprovë”, u shpreh presidenti i klubit.