41 milionë euro të tjera do të mbërrijnë në arkat e Interit. Këto para do të vijnë direkt nga Suning, pra nga kredia e Oaktree.
Kjo doli nga pasqyrat financiare të datës 31 Mars 2023 të Inter Media and Communication. Kjo e fundit është kompania në të cilën konvergojnë të ardhurat mediatike dhe sponsorizuese të kompanisë milaneze.
Kjo shifër prej 41 milionë eurosh është produkt i kredive prej 26 milionë eurosh në tremujorin e tretë të këtij viti (10 në shkurt dhe 16 në mars), plus 25 milionë të tjera në interes.
Ky është padyshim një lajm i shkëlqyer për tifozët e Interit, të cilët shpresojnë, në pritje të finales historike të Champions League kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës, që klubi të mos sakrifikojë emra të tjerë të mëdhenj për buxhetin.
Ndërkohë, klubi i Interit ka paralajmëruar një turne që do të zhvillohet në Japoni në fund të korrikut.
Ky është njoftimi për shtyp nga klubi i Interit: “Turni i Interit në Japoni do të jetë një mundësi për të konsoliduar praninë e markës ‘Nerazzurri’ në zonë dhe për një sërë aktivitetesh dhe takimesh që do të përfshijnë të gjithë universin tonë”.
Programi i miqësoreve mbetet ende për t’u përcaktuar. Edhe pse ekipe si Bayern Munich, Manchester City dhe Atletico Madrid do të jenë në Japoni në të njëjtën kohë me Interin.