Balotazhi për Ligën e Tretë-Veri: Shkëndija - FC Cool!
Në ambientet e FFM-së u tërhoq shorti për ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së Tretë - Veri të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shkëndija e Haracinës do të përballet me FC “Cool” nga Kisella Voda.
Ndeshja do të luhet ditën e shtunë me fillim prej orës 17:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjën Maxhari të Shkupit.