Galatasaray është kampion i ri i Turqisë.
Milot Rashica me Galatasaray-n triumfuan me rezultat 4:1 në Ankara ndaj Ankaragucu-t.
Reprezentuesi i Kosovës ka asistuar në minutën e 7-të për argjentinasin Mauro Icardi, i cili ka realizuar për 0:1.
Për Galatasarayn shënuan Icardi (7' e 38'), Yilmaz (73') e Oliveira (78') dhe për Ankaragucu-n shënoi Milson (16')
Rashica u zëvendësua në minutë e 80-të.
Galatasaray kryeson me 82 pikë, ka pesë më shumë se Fenerbahce dhe Ankaragucu është në pozitën e 13-të me 39 pikë pas 36 javësh.