Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresheviç, u paraqit titullar për Karagumruk, duke shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Kayserispor-it, në takimin e javës së 36-të të Kampionatit të Turqisë.
Futbollisti Kerim Frei është trim i fitores, duke shënuar në minutën e 16-të e 28-të.
Mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 9-të, pasi që Ackah u përjashtua direkt me karton të kuq, ku ishte një kapital i madh për Karagumruk.
Dresheviq u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.
Kayserispor renditet në vend të tetë me 49 pikë, ka dy më shumë se Karagumruk që gjendet një pozitë më poshtë.