Genc Sermaxhaj po dëshmohet gjithnjë si kryetrajner, si në kohën kur e ka udhëhequr Dritën, tani edhe me të rinjtë e Gjilanit.
Sermaxhaj prej se e ka marrë timonin e Gjilanit U17 gradualisht e ka ngritur ekipin dhe përfundojnë në pozitën e 12-të me 39 pikë.
Është interesant se kohën kur e ka marrë SC Gjlanin U17 ka qenë i renditur i parafundit me 12 pikë, tash janë me 39 pikë pra 2 fish më shume kanë tubuar pikë.
SC Gjilani U17
Nën drejtimin e Sërmaxhajt kanë shënuar 8 fitore, 3 barazime dhe pësuan 3 humbje.
“Gjilani U17 edhe më tej pjesë e kampionatit elitar.
Pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit për të ruajtur statusin e elitarëve në moshat e 17 vjeçarëve në nivel vendi.
Fitore në udhëtim te kundërshtari Trepça, për ta mbyllur kështu një edicion të vështirë, por me fund të mirë.
Puna e stafit teknik dhe futbollistëve është shpërblyer, por nuk ka përfunduar.
Futbollistët të cilët ishin pjesë e kësaj moshe tani vijojnë rrugëtimin me ekipin U19, ndërsa presim dhjetëra të tjerë për t'u bashkuar me gjeneratën U17 po në Superligë, ekipin e vetëm nga rajoni ynë”, shkruan në faqen e SC Gjilanit.