Pasi festoi Ligën e Konferencës, për më shumë në Tiranë, për Marash Kumbullën ky fundsezoni ishte i pafat, si rrjedhojë e dëmtimit të pësuar dhe operimit, i cili do ta lërë jashtë për një periudhë shumë të gjatë (rikthimi parashikohet për në janar 2024).
Gjithsesi, pasi skuadra dhe kapiteni Lorenco Pelegrini nuk harroi që të shpalosë bluzën e Marashit në festën e bërë në dhomat e zhveshjes, pas arritjes në finalen e Europa League, dje ishte radha e mbrojtësit të Kombëtares sonë, për të uruar dhe frymëzuar shokët e tij që do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë:
“Kurrë nuk do të jesh vetëm. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju.
Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, ishte postimi i 23-vjeçarit.