Mesfushori francez Adrien Rabiot, nuk do të jetë pjesë e Juventusit në sezonin e ardhshëm.
Ish-futbollisti i PSG-së, sipas medieve italiane, e ka njoftuar skuadrën torineze për largimin nga skuadra gjatë kësaj verë.
Rabiot është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.
“Rabiot ka njoftuar Juventusin se nuk do të rinovojë kontratën”, shkruajnë mediet italiane.
Francezi siç raportohet, tashmë është duke i shqyrtuar ofertat që ka në tavolinë, dhe shumë shpejtë pritet që lojtari të vendos për të ardhmen e tij.