Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin sot ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Yakin ka ftuar tre futbollistë shqiptarë, kapitenin Granit Xhaka, Xherdan Shaqirin dhe Andi Zeqirin.
Ndeshjet kundër Andorrës dhe Rumanisë janë në program në qershor.
Lista e lojtarëve
Me 16 qershor luan (20.45) në konak të Andorrës dhe me 19 qershor (20.45) do ta presin Rumaninë. Zvicra është në Grupin I me Kosovën, Rumaninë, Andorrën, Bjellorusinë dhe Izraelin.
Zvicra dhe Rumania kryesojnë me nga 6 pikë, pasojnë Kosova me 2, Andprra 1, Izraeli 1 dhe Bjellorusia 0 pikë.