Media e njohur në Itali, “Gazzetta.it” ka publikuar listën e 80 lojtarëve të rinj më të fortë në botë.
Disa ekspertë kanë zgjedhur për futbollistët më të mirë në qarkullim, nisur nga aftësitë që zotërojnë dhe potencialin që kanë treguar në fushë.
Për herë të parë, Shqipëria gjen edhe një përfaqësuesin e saj.
Këtë herë jo vetëm si një lojtar shqiptar, por si një futbollist që mban veshur fanellën e Kombëtares, jo të një shtetit tjetër.
Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin që është përzgjedhur nga media italiane duke dhënë jo pak vlerësim..