Mbrojtësi francez Jules Kounde, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Barcelona.
Ditëve të fundit është spekuluar se ish-futbollisti i Sevillas, do të largohet nga katalonasit gjatë kësaj verë, megjithatë, Kounde ka konfirmuar se nuk do të largohet nga skuadra e Xavi Hernandezit.
“Unë do të qëndroj këtu”, ka thënë Kounde për ‘Bein Sports’.
Mbrojtësi francez nuk ka shfaqur performancë të mirë në sezonin që u mbyll pak ditë më parë, pavarësisht se ai fitojë titullin e kampionit me Barcelonën në La Ligë.