Të gjithë janë në pritje të ballafaqimit final të barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.
Prizrenasit kërkojnë rikthimin në elitë e Ferizaj ta ruajë statusin e tanishëm të Superligës.
Liria mobilizohet, sfida me Ferizajn “jetë a vdekje”.
“Të martën në lokalet e FFK-së, është hedhur shorti për ndeshjen e dytë të barazhit, që zhvillohet me 4 qershor ndërmjet Ferizajt e Lirisë.
Shorti e deshi që edhe në këtë ndeshje Liria, të jetë mysafire në letër.
Andaj, nga ky short edhe burojnë detyrat dhe obligimet e KF Liria.
Tribuna Jugore do të jetë e rezervuar për tifozët e KF Liria.
Shpresojmë që ajo të jetë e mbushur përplot, në mënyrë që me përkrahjen e Arpagjikëve dhe adhuruesve tjerë të shumtë të klubit, të arrijmë qëllimin.
Dita e diel, për prizrenasit është shumë e rëndësishme.
Të gjitha rrugët dërgojnë në Podujevë.
Të gjithë do të ecim bashkë, në mbështetje të skuadrës për të arritur objektivin, që me fitore të kthehemi në Superligë.
Aty ku e kemi vendin.
KF Liria, është duke bërë përgatitjet e fundit, për të qenë sa më afër suksesit.
Tifozët, do të njoftohen me kohë për mënyrën e udhëtimit dhe shpërndarjen e biletave, si dhe obligimet e tyre në ndeshje.
Ndeshja, Ferizaj-Liria, zhvillohet me 4 qershor 2023 në ora 15.00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në Podujevë”, njofton FC Liria.