Menaxheri i ri i Chelsea-s, Mauricio Pochettino ka kërkuar nga krerët e klubit të tij, që ta mbajnë Mason Mount në skuadër të paktën edhe një sezon.
Mesfushori anglez ka edhe një vit kontratë me ‘Blutë’ e Londrës, dhe negociatat për një marrëveshje të re kanë dështuar.
Por, sipas medieve britanike, Pochettino dëshiron ta mbajë lojtarin në skuadër edhe për disa sezone.
Megjithatë, për drejtuesit e Chelsea-s, bisedimet për rinovimin e kontratës tashmë kanë përfunduar dhe duket se lojtari do të shitet gjatë kësaj verë.
Manchester United thuhet se është në kontakt me agjentin e Mount, së bashku me Arsenalin, Liverpoolin dhe Newcastle-n.