Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës.
Zvicra po përgatitet për dy sfidat e qershorit në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatit Evropian, ku do të takohet në udhëtim (më 16 qershor, 20.45) me Andorrën dhe pastaj (më 19 qershor, 20.45) do ta presin Rumaninë.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, është i lumtur me formën e Shaqirit që ka treguar në takimet e kampionatit amerikan, ku paraqitet për skuadrën Chicago Fire.
“Shaqiri është sërish në formë dhe ka luajtur vazhdimisht”, ka thënë Yakin, transmeton media zvicerane “20min”.