Zhoze Murinjo ka mu dësinë të fitojë trofeun e dytë europian me Romën.
Verdhekuqtë do të përballen sot në mbrëmje me Sevijen në Budapest për trofeun e Ligës së Europës.
Trajneri portugez ka thumbuar ish-skuadrën e tij, Totenhemin, në konferencën për shtyp të dhënë për mediat. Murinjos i dhemb ende largimi nga drejtimi i skuadrëa angleze vetëm një javë përpara Kupës Karabao dhe këtë gjë e ka theksuar publikisht.
“Te Roma ata nuk më shkarkuan përpara finales…
Spursat më shkarkuan një javë përpara një finaleje në Uembli”, ka deklaruar Zhoze Murinjo.