Albion Marku nuk është më pjesë e Teutës.
Në një postim në rrjetet sociale klubi i Teutës bën me dije se palët kanë ndarë rrugët.
“KF Teuta falënderon Albion Markun për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës. Pac fat Albion Marku”-shkruan Teuta.
Marku do të rikthehet te Dinamo, klubi që ka në pronësi kartonin e 22-vjeçarit.