Harry Maguire mund të largohet nga Manchester United në muajt e ardhshëm. Ky sezon nuk ka qenë një sezon për t`u mbajtur mend për mbrojtësin.
Ai ka luajtur për Anglinë në Botërorin "Qatar 2022", por ecuria e tij në Manchester United nën drejtimin e Erik ten Hag ka lënë shumë për të dëshiruar.
Tridhjetë vjeçari ka njohur vetëm tetë paraqitje nga fillimi në Premier League.
Ten Hag e ka bërë të qartë se megjithëse e vlerëson praninë e Maguire në skuadrën e tij të parë megjithatë nuk e sheh të domosdoshme.
“Ai ka konkurrencë të lartë me Raphael Varane, i cili është fantastik. Le të themi se jam i lumtur që ai është këtu dhe kur na nevojitej ai e bëri punën e tij. Por gjithashtu është një vendim që ai duhet ta marrë”, ka thënë trajneri holandez.