Këtë të mërkurë, Manchester United zyrtarizoi marrëveshjen me Diogo Dalot për zgjatjen e kontratës së anësorit portugez, i cili tashmë është i lidhur me klubin e famshëm anglez deri në qershor 2028, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Dhjetorin e kaluar, Manchester United aktivizoi një klauzolë rinovimi automatik për një vit të kontratës së mëparshme, e cila përfundonte në qershor 2024.
Dalot, 24 vjeç, përfundoi sezonin e tij të katërt në “Old Trafford”.
Trajneri holandez, Erik ten Hag, e aktivizoi në 42 ndeshje, në të cilat ai shënoi dy gola dhe dha dy asistime.