Para 33 viteve ndodhi turpi më i madh që njeh njerëzimi në stadiumin e Prishtinës sot “Fadil Vokrri”.
Milicia e regjimit ish jugosllav, e përbërë nga shovenistët serb, sulmuan me shkopinj gome futbollistët e Prishtinës veçse ishin shqiptarë!
Një histori trishtimi, futbollisti i dëshmuar u bë për spital.
Gani Llapashtica u rrah pamëshirë nga milicia e regjimit ish jugosllav pikërisht me 8 prill të vitit 1990 në përballjen mes Prishtinës dhe Proleterit të Zrenjaninit.
Ndeshja pati përfunduar baras (0:0) por pasi që në atë ligën e dytë ish jugosllave, nëse ndeshja mbetet baras patjetër duhej kryer penalltitë sepse fituesi me penallti fitonte një pikë dhe Prishtina u mposht me 7:6.
Pas ndeshjes ndodhi turpi i madh dhe u provokua nga futbollisti serb i Proleterit, Nebojsha Popoviq.
Jo vetëm Llapashtica me shkopinj gome ishin goditur Shukri Paçarada, Besnik Kollari, Muharrem Sahiti etj.
Ajo që është për t’u habitur, pse Kosova, pse futbolli dhe sporti ynë e ka harruar datën me 8 prill të vitit 1990?
Pse klubi i futbollit Prishtina, klubi më i trofeshëm në vend, nuk e kujtojnë këtë datë?
Pse e kemi harruar historinë e dhimbshme?
Pse kroatët nuk e harrojnë dhe e kujtojnë me krenari 13 majin e vitit 1990 kur ndodhën trazirat në stadiumin “Maksimir” mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Kroatët për çdo vit e kujtojnë me krenari dhe në mënyrë të zgjeruar ajo që ndodhi me 13 maji të vitit 1990, sepse aty u përplasën me Zvezdën dhe paramilitarët e këtij klubi, pasi që aty ishte dhe krimineli i luftë Zhelko Razhnatoviq! Ndodhi rrahje masive mes kroatëve dhe serbëve, por kroatët me çdo 13 maji e kujtojnë këtë datë të vitit 1990.
Pse Kosova e ka harruar 8 prillin e vitit 1990 dhe pak shumë pak u shkrua për këtë turp të atyre viteve, nuk ka as monografi as dokumentare.
Sikur kjo që i ka ndodhur Prishtinës me 8 prill të vitit 1990, të ndodhte në ndonjë vend tjetër në botë, do të prodhonin dokumentare me episode.
Në Kosovë është e harruar data me 8 prill në vitin 1990.