Sevilla më e mirë me penallti
Sevilla është fitues i Europa League në futboll.
Sevilla triumfuan me penallti me rezultat 4:1 ndaj Romës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest, në një atmosferë madhështore.
Të pranishëm ishin 61.476 shikues.
Sevilla përveç që është fitues i Europa League, ka siguruar biletën për Champions League në edicionin 2023-2024 dhe po ashtu ka fituar edhe 30 milionë euro.
Sevilla e fiton për herë të shtatë, në po aq finale sa ka luajtur
Në minutën e 11-të, rast i artë për Romën. Spinazzola godet nga rreth 11 metra por pret Bounou.
Në minutën e 35-të, Paolo Dybala del pothuajse në pozitë ballore dhe nga rreth 14 metra e me goditje të fortë shënon në. këndin e majtë të poshtëm të Sevillës.
Në minutën e 45+1, Roma me fat, pasi që futbollisti kroat, Rakitiç, nga rreth 20 metra godet furishëm por shtylla e majtë ia mohon golin.
Sevilla e ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 55-të. Gianluca Mancini ka shënuar autogol.
Abraham në minutën e 67-të nga afërsia nuk shënon.
Në minutën e 76-të, gjyqtari pasi referon penallti për Sevillën, pas shikimit të VAR anulon atë.
Në minutën e 120+9 Smalling i Romës godet por tërthorësja ia mohon golin.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati ndryshim të rezultatit, kësisoj penalltitë përcaktuan kampionin e Europa League.
Nga penalltitë, për Sevillën shënuan Ocampos, Lamela, Rakitiç, Montiel dhe për Romën realizoi Cristante; dështuan Mancini e Ibanez.
Sevilla - Roma 1:1 – 4:1 me penallti
Stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest
Shikues; 61.476.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Mancini (55' -autogol) - Dybala (35').
Kartona të verdhë: Rakitiç, Lamela, Montiel, Ocampos - Matiq, Pellegrini, Mancini, Cristante, Celik, Zalewsk.
Sevilla: Bounou; Navas (Montiel 95'), Bade, Gudelj (Marcao 120+8’, Telles; Rakitiç (Telles 95'), Fernando (Jordan 120+9’); Ocampos, Torres (Suso 46'), Gil (Lamela 46'); En-Nesyri.
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik (Zalewsk 91'), Cristante, Matiq (120'), Spinazzola (Llorente 106'); Pellegrini (El Shaarawy 106'), Dybala (Wijnaldum 68'); Abraham (Belotti 75').