Mijëra tifozë të Romës mblidhen pranë “Olimpico”!
Fituesi i këtij sezoni të Europa League vendoset mbrëmjen e kësaj të mërkure, me Sevillan dhe Romës që do të përballen duke nisur nga ora 21:00.
Me mijëra tifozë të Romës ndodhen në “Puskas Arena” për të ndjekur nga afër finalen e madhe.
Ndërsa me mijëra të tjerë ndodhen pranë “Olimpico” për të parë në “shtëpi” nga ekranet gjigante skuadrën e tyre të zemrës.