Klubet spanjolle janë të jashtëzakonshme në finalet ndërkombëtare.
Këtë e tregon edhe shifra mbresëlënëse e regjistruar sot pas suksesit të Seviljes ndaj Romës në finalen e Ligës së Europës.
Me suksesin e andaluzëve me penallti përballë italianëve, kjo ishte finalja e 18 radhazi në Ligën e Kampioneve apo në Ligën e Europës që klubet spanjolle fitojnë ndaj një rivali të një shteti tjetër.
Për herë të fundit, ajo që ishte mundur nga spanjollët ishte Valencia në finalen e vitit 2001 në Ligën e Kampioneve ndaj Bajern Mynih.
Më pas, nis një seri ku skuadrat spanjolle njohin vetëm fitore ndaj kundërshtarëve të një shteti tjetër me 4 Liga Kampionesh të Real Madrid, 4 Liga Kampionesh të Barcelonës, 6 Liga Europe nga Sevilja, 2 Liga Europe nga Atletiko Madrid dhe nga një e tillë për Valencia e Vijareal.