Futbollisti Tommaso Pobega, shprehet i lumtur që është pjesë e klubit të madh italian, AC Milan.
Pobega ka bërë sezon të mirë në skuadrën e Stefano Piolit. ‘
Rossonerët’ kanë siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Pobega ka qenë një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Milanit këtë sezon të garave.
Ai thotë se po jep maksimumin për nderuar fanellën e milanistëve.
“Po bëj më të mirën time për të nderuar këtë fanellë”, ka thënë Pobega, i cili edhe sezonin e ardhshëm pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës italiane.