Milan ka prezantuar ditën e sotme fanellën e parë për sezonin 2023/2024.
Kuqezinjtë, në bashkëpunim me Puma, prezantuan sot në mëngjes fanellat e para që do të luajnë në shtëpi.
Fanella e sezonit 2023/24 thuhet se është krijuar me vëmendje të përpiktë ndaj detajeve dhe krenohet me një përzierje perfekte të stilit, komoditetit dhe performancës.
Pjesë e prezantimit ishin yje si Olivier Giroud, Davide Calabria, Mike Maignan dhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani.