Juventusi ka 3 çështje për të zgjidhur këtë verë. “Corriere dello Sport” raporton se bardhezinjtë do të bëjnë disa vlerësime për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Fillimisht – nënvizon gazeta – do të duhet të zëvendësohen disa lojtarë me eksperiencë dhe personalitet si Adrien Rabiot dhe Angel Di Maria , të cilëve u skadon kontrata dhe do të duhet të largohen më 1 korrik.
Fillimisht duhet parë situata e dëmtimit të Paul Pogba, i cili ka qenë thuajse gjatë gjithë sezonit jashtë fushave të lojës.
Më pas është dhe Dushan Vlahoviq, një dilemë më vete, pasi vjen nga një sezon i dobët, ndërkohë që nuk mungojnë dhe ofertat nga klube të rëndësishme në Premier League, apo Bayerni në Gjermani.