Dy gjigantët italian, Milan dhe Napoli janë duke bërë garë për yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
Zhegrova, i cili ka kontratë me skuadrën franceze, Lille deri në vitin 2026, është synim i ‘Rossonerëve’ dhe ‘Napolitanëve’.
Napoli, i cili pak ditë më parë festojë titullin e kampionit në Itali, Zhegrovën sipas medieve italiane, e sheh lojtar ideal për të zëvendësuar Hirving Lozanon, ky i fundit me gjasë do të transferohet në Premier League.
Ndërkaq, edhe Milani thuhet se synon blerjen e kosovarit, i cili nga milanistët konsiderohet lojtar ideal për sezonin e ardhshëm.
Transferimi i mundshëm i 24 veçarit në Napoli apo Milan, do të ishte hap i madh i ylli të ‘Dardanëve’ në karrierën e tij.