Klubi i madh turk, Galatasaray është i etur për të transferuar të ‘përjashtuarin’ e Chelseas, Pierre-Emerick Aubameyang këtë verë.
Aubameyang sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga Londra, pasi që ai nuk është në listën e trajnerit Pochettino.
Aubameyang, i cili ka bërë karrierë edhe te Arsenali e Barcelona, sipas medieve britanike, Turqia mund të jetë destinacioni i ri i lojtarit.
Galatasaray, i cili dy ditë më parë fitojë titullin e kampionit në Turqi, tashmë është hedhur në sulm për përforcime të reja në skuadër, në mënyrë që sezonin e ardhshëm, të jetë skuadër akoma më e fortë.
Sipas gazetarit, Ertan Suzgun gjiganti turk tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për transferimin e mundshëm të Aubameyang në Turqi.