Është publikuar renditja e zakonshme e klubeve më të vlefshme të futbollit në botë nga revista prestigjioze “Forbes”.
Dominimi sigurisht që i takon Premier League, sepse kjo renditje vendos 6 skuadra angleze në dhjetëshen e parë. Por vendi i parë i podiumit nuk është anglez, ku Real Madridi konfirmohet si klubi më prestigjioz në botë.
Merenguesit, sipas “Forbes”, kanë një vlerë mbi 6 miliardë dollarë, me një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2022. Të gjitha klubet më të rëndësishme janë në rritje, për nga vlera, përveç Juventusit.
Klubi bardhezi paguan për ngjarjet jashtë fushës dhe humbet 12% të vlerës, duke lënë dhjetëshen e parë dhe përfunduar në vendin e 11-të. Milani është i 14-ti, Interi i 16-ti, me një rritje prej 3% nga viti në vit.
Këto janë 20 klubet më të vlefshme të futbollit:
1. Real Madridi – 6.07 miliardë dollarë (+19% nga viti në vit)
2. Manchester United – 6 miliardë dollarë (+30%)
3. Barcelona – 5.51 miliardë dollarë (+10%)
4. Liverpool – 5.29 miliardë dollarë (+19%)
5. Manchester City – 4.99 miliardë dollarë (+18%)
6. Bayern Munich – 4.86 miliardë dollarë (+14%)
7. PSG – 4.21 miliardë dollarë (+32%)
8. Chelsea – 3.1 miliardë dollarë (=)
9. Tottenham – 2.8 miliardë dollarë (+19%)
10. Arsenali – 2.26 miliardë euro (+10%)
11. Juventus – 2.16 miliardë dollarë (-12%)
12. Borussia Dortmund – 1.93 miliardë dollarë (+7%)
13. Atletico Madrid – 1.54 miliardë dollarë (+3%)
14. Milan – 1.4 miliardë dollarë (+17%)
15. West Ham – 1.08 miliardë dollarë (+20%)
16. Inter – 1.03 miliardë dollarë (+3%)
17. Los Angeles FC – 1 miliard dollarë
18. LA Galaxy – 925 milionë dollarë
19. Atlanta United FC – 850 milionë dollarë
20. Crystal Palace – 806 milionë dollarë